MENU
klinika

Hakmerret Putini

Non grata në Rusi edhe Zuckerberg, e Kamala Harris

21.04.2022 - 18:19

Rusia ka ndërmarrë një sërë sanksionesh të tjera ndaj zyrtarëve amerikanë këtë të enjte. Sipas Reuters, Rusia ka ndaluar hyrjen në territorin e saj të 29 zyrtarëve, biznesmenëve dhe gazetarëve amerikanë.

Mes tyre, janë përfshirë dhe zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris dhe themeluesin e Facebook, Mark Zuckenberg.

Edhe zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby-t i është ndaluar hyrja në Rusi.

“Këtyre individëve u është mohuar hyrja në Federatën Ruse për një kohë të pacaktuar”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në rrjetë bie kompania e kriptovalutave

Amerika vendos sanksione të reja kundër Rusisë