Aktori i humorit Olsi Bylyku feston ditën e sotme 24 vjetorin e lindjes, ku nuk kanë munguar urimet nga miqtë e tij apo edhe nga partnerja e tij Egli Tako.
Aktori ka organizuar një festë ku të ftuar kanë qenë miqtë e të afërmit e tij ku nuk kanë munguar as personazhet e famshëm.
Megjithatë, vëmendje të madhe ka marrë një postim nga aktorja Klea Huta, e cila ka postuar një video të Osli Bylykut dhe Egli Takos. Çifti duken mjaft të lumtur, teksa po kërcejnë krah njëri-tjetrit, por aktorja ka habitur me shkrimin krahas videos.
“Të trashëgoheni zemrat e mia!”- shkruan ajo, duke e shoqëruar me disa emoji të qeshurash.
Kjo deklaratë ka sjellë dyshimet se çifti mund t’i kenë dhënë fund beqarisë, por nuk përjashtohet mundësia se kjo mund të jetë një batutë nga ana e Klea Hutës pasi nuk ka asnjë reagim nga Olsi apo Egli. Vlen të përmendet edhe fakti se aktorja i fshiu postimet e saj në Instastory pak minuta pas publikimit.