MENU
klinika

Arrestimi nga SPAK

Pandeli Majko pranon mandatin e ish-deputetit Alqi Bllako

04.04.2022 - 11:03

Rikthehet në Kuvend Pandeli Majko. Ky i fundit ka pranuar të marrë mandatin e lënë nga Alqi Bllako. Mësohet se Majko ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Kujtojmë se Majko u rendit vetëm një vend poshtë listës fituese të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, çka bëri që këtë një vit t’i mungojë Parlamentit.

Por me lënien e mandatit nga Alqi Bllako, Majko rikthehet kështu në karrigen e tij në Kuvend për tre vitet e ardhshme.

Vendi vakant u krijua pas heqjes dorë nga mandati i deputetit nga ana e Bllakos, për të cilin SPAK kërkoi arrestimin e tij për abuzime me inceneratorin e Fierit. Pas lënies së mandatit, u hap edhe rruga për arrestimin e Bllakos, i cili qëndron pas hekurave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nis procedura për zëvendësimin e Alqi Bllakos/ Hapat që do ndiqen

Pandeli Majko rikthehet në Parlament! Kuvendi shpalli sot vakancën

Nga Lefter Koka, Sekretar i Përgjithshëm te Meta

Kush është Alqi Bllako, që SPAK kërkon arrestimin e tij

“Deputetët të popullit, individët të vetes”

Rama për Bllakon: Përpara ligjit të gjithë të barabartë

"Përgjegjësi individuale, PS është lokomotivë"

SPAK kërkon arrestimin e Alqi Bllakos, reagon ministri Manja