MENU
klinika

“E fejuara ime ka foto të…”

Partneri i Britney Spears “xheloz” për Brad Pitt

23.04.2022 - 09:57

Partneri i këngëtares së famshme, Britney Spears, Sam Asghari ka publikuar në “Instagram”-in e tij një video, e cila tregonte një foto në foto në kornizë të ikonës së Hollywood-it, Brad Pitt nga roli i tij kryesor në filmin “Thelma and Louise” të vitit 1991.

Ai gjeti një foto pa këmishë të ‘dashurisë së saj të parë’ Brad Pitt në dollapin e tyre dhe me po të njëjtin “look” Asghari realizoi në një video pa këmishë, i veshur me një kapelë rozë kauboji në rrjetet e tij sociale, duke imituar rolin e Brad-it.

Sam tha: “Kemi një problem të madh! E fejuara ime ka një foto të Brad Pitt”. Më pas Britney e ndërpret dhe me krenari përgjigjet: “Një dhe i vetmi.” Teksa mban një tharëse flokësh, vazhdon të thotë: “Brad Pitt në dollapin tonë”, ndërsa partnerja e tij qesh në sfond.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Asnjë nga familja nuk do të jetë i ftuar

Britney Spears dëshiron një dasmë perfekte