MENU
klinika

Përgjigjet këngëtari!

Pas Beatrix, Alban Ramosaj në “BB VIP”?

03.04.2022 - 11:37

Alban Ramosaj është një nga zërat më të dëgjuar e më të preferuar në industrinë e muzikës shqiptare.

Ai është përfolur shumë së fundmi për pjesëmarrjen e tij në “Festivalin e Këngës” dhe suksesin e këngës “Theje” që numëron miliona klikime, por edhe për shkrimin e teksteve të këngës që motra e tij, Beatrix Ramosaj, planifikon të publikojë.

Së fundmi, Albani ka bërë një mini-intervistë me ndjekësit e tij në llogarinë e tij të “Instagram”, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të ndryshme.

Një ndër to lidhej pikërisht me formatin e ndjekur të “Big Brother VIP”. Ai u pyet nëse do të merrte pjesë në reality show, ndërkohë që përgjigjja e tij ishte e qartë dhe deri diku ironizuese.

“A do të hyje në ‘Big Brother VIP’?”-pyet ndjekësi.

“S’ka njeri kohë për këto”- është mesazhi që ka përcjellur këngëtari në anglisht, duke postuar me ‘screenshot’ këngën e Sweet Brown, të titulluar “Ain’t nobody got time for that”

Rikuktojmë se në ditën e gënjeshtrave, Albani ka ndarë me ndjekësit një lajm shumë të rëndësishëm, por i ka lënë të gjithë të dyshojnë mbi vërtetësinë e tij.

Albani ka shpërndarë në rrjetin e tij social “Instagram”, një foto ku anash saj njofton se do të jetë pjesë e serialit që përmban ngjarjet para “Game Of Thrones”, “House of the Dragon”.

“Jam i emocionuar t’ju njoftoj se jam zyrtarisht pjesë e kastit për të luajtur në serialin që përmban ngjarjet para #GameOfThrones, #HouseOfTheDragon #FIREWILLREIGN #BehindTheScenes”- shkruan këngëtari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja fjalët e tij pasi u shpall fitues

Alban Ramosaj triumfon në Këngën Magjike

Nuk do të kthehet më në Shqipëri?

Alban Ramosaj flet pas zhvendosjes në Spanjë