MENU
klinika

"Bëjini tag asaj..."

Pas reagimit të Borës, Donaldi provokon nga koncerti

18.04.2022 - 11:08

Ditën e djeshme moderatorja e njohur Bora Zemani, i vendosi ‘kapakun’ shumë prej çështjeve që kishin të bënin me ish të dashurin e saj, Donald Veshaj.

Ky i fundit ama, ende po përpiqet të rikthehet me të në një mënyrë ose në një tjetër – duke përfshirë edhe publikun në këtë “mesele”.

Mbrëmjen e djeshme, ish-konkurrenti i “Big Brother VIP Albania” ka qenë në një koncert në Gjakovë me vëllain e tij Romeo Veshajn dhe shokun e ngushtë Elgit Dodën ku ka kënduar edhe këngën “Ku je”.

Kjo këngë është pjesë e triologjisë së dy çunave që janë shkruar nga Donaldi.

Në një video të publikuar në rrjet Donaldi pyeti publikun se kujt ia kishte dedikuar këngën.

Të gjithë thanë një zëri që kënga ishte për Borën. Aktori më pas kërkoi nga gjithë të pranishmit që t’i bënin tag moderatores.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kam vite pa pasur dikë afër”

Beatrix përlotet kur flet për Donaldin

"Mendova se ishim vetëm"

Bora flet për puthjen me Donaldin