MENU
klinika

Mbledhja

Presidenti i ri/ Socialistët depozitojnë zarfet sekrete me tre propozime

19.04.2022 - 11:24

Socialistët kanë nisur të depozitojnë në zarfin sekret tre emrat që ata propozojnë për kreun e ri të Shtetit.

Pasi kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka sqaruar procedurën, deputetja me e vjetër në moshë e PS, Luljeta Bozo, ka kërkuar fjalën dhe i është drejtuar atij duke i thënë: Zoti Taulant po qe se nuk njohim atësinë, quhet e pavlefshme?

“Jo nuk quhet e pavlefshme”, iu përgjigj Balla, duke vijuar më pas procesin normalisht.

Deputetëve u është dorëzohet një formular me 3 hapësira emrash që mund të zgjidhen dhe më pas do të vlerësohet gama e emrave të mbledhur. Sakaq, pritet që nesër të ketë një mbledhje me grupet e shoqërisë civile, për të pritur edhe propozimet e tyre.