MENU
klinika

Ka një arsye...

Pse është e vështirë të flesh në një vend të ri?

12.04.2022 - 17:32

Tashmë një ekip shkencëtarësh nga Universiteti Braun, thotë se ka zbuluar një shkak për efektin e natës së parë jashtë shtratit të shtëpisë:vigjilenca konstante ai ajo e kafshëve. Ata i publikuan gjetjet e tyre në revistën “Current Biology”, shkruan bota.al, transmeton Klan Kosova. Gjumi është njëfarë misteri për shkencëtarët. Shumica e kafshëve e bëjnë atë. Në kushtet e mbijetesës, është goxha e papërshtatshme për një kafshë të mos jetë viligjente për disa orë çdo ditë.

Por në vend se të evoluonin për të jetuar pa pushuar, disa kafshë kanë zhvilluar aftësinë për të fjetur me një sy hapur. Delfinët hundëshishe, luanët e detrave të jugut, pulat shtëpiake, dhe balenat beluga janë ndër speciet që praktikojnë gjumin e valëve të ngadalta unihemisferike (USWS), në të cilën vetëm gjysma e trurit fle në një kohë të caktuar.

Ju mund ta shihni veten në një linjë me dremitjen e rosës:kjo e fundit fle me sytë e hapur. Sytë janë të lidhura me hemisferën e trurit që është ende zgjuar. Në këtë mënyrë, madje edhe në gjumë, sytë e një grabitqari mund të shkaktojnë alarme në tru, duke e nxitur rosën të veprojë.

Siç mund ta imagjinoni, kjo vigjilencë në gjysmë-gjumë është një pasuri e vërtetë në mjedise të rrezikshme dhe të paparashikueshme. Fatkeqësisht, truri juaj mund të llogarisë dhomat e hotelit dhe apartamentet e reja si të rrezikshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I gjeni lehtësisht në treg

5 çajrat aleate të një gjumi të mirë