Kur bëhet fjalë për higjienën orale, larja e rregullt me furçë dhe pastrimi me fill është vetëm një pjesë e procesit.
Një pastë dhëmbësh që përmban fluor është e vetmja mënyrë e provuar për të parandaluar dëmtimin e dhëmbëve. Por ekspertët dentarë paralajmërojnë se disa konsumatorë po i ndërrojnë pastat e dhëmbëve me fluor me ato pa fluor.
Këta konsumatorë mund t’i drejtohen alternativave të disponueshme në internet ose në dyqane që tregtojnë produkte “natyrale”
Çfarë është fluori?
Fluori është një mineral natyral që mund të gjendet në shumicën e burimeve ujore si liqenet, lumenjtë dhe oqeanet.
Për 70 vitet e fundit, fluori është shtuar në shumicën e furnizimeve publike me ujë. Kur i shtohet pastës së dhëmbëve dhe produkteve dentare, ky mineral ndihmon në parandalimin e kaviteteve duke forcuar smaltin ose sipërfaqen e fortë të dhëmbit.
Studimet kanë treguar se fluori në sistemet publike të ujit ka parandaluar prishjen e dhëmbëve tek fëmijët dhe të rriturit me të paktën 25 për qind.
Pavarësisht provave të forta që mbështesin përfitimet e fluorit për shëndetin oral, disa konsumatorë po zgjedhin opsione që tregtohen si efektive pavarësisht se nuk përmbajnë fluor.
Një kërkim në faqen e njohur të blerjeve në internet Amazon zbuloi pasta dhëmbësh të ndryshme pa fluor .
Komentet nga konsumatorët e listuar nën disa prej produkteve zbulojnë se disa klientë duken të frikësuar nga fluori.
Shumica e baktereve që eliminojnë pastat e dhëmbëve përmbajnë përbërës të dëmshëm si fluor dhe triclosan dhe klorur kalciumi. Ne hamë shumë helm çdo vit vetëm duke larë dhëmbët”, ka shkruar një klient.
Por dentistët thonë se jo vetëm që është i sigurt fluori në pastën e dhëmbëve, por është gjithashtu një përbërës natyral.
Fluori është një element natyral, është luftëtari i zgavrës së dhëmbëve. Komponime specifike të fluorit të provuara se parandalojnë kavitetet dhe të miratuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për parandalimin e kaviteteve i shtohen pastës së dhëmbëve në një sasi të miratuar nga FDA.
Ekspertët thonë se disa konsumatorë kanë një ide të gabuar për sigurinë e fluorit dhe ky mund të jetë një faktor që njerëzit të zgjedhin produkte pa fluor.
Ndërsa pastat e dhëmbëve pa fluor tregtohen si një mënyrë më e sigurt dhe më efektive për të mbajtur dhëmbët të shëndetshëm, asnjë përbërës tjetër nuk i afrohet përfitimeve të fluorit.
Shtatëdhjetë vjet kërkime provojnë se parandalon kavitetet. Nuk ka asnjë përbërës tjetër të pastës së dhëmbëve me këtë lloj historie. Për këtë arsye, dentistët u rekomandojnë pacientëve të tyre pastën e dhëmbëve me fluor për dekada.
Kur ndodhin kavitetet?
Kavitetet (prishja e dhëmbëve) ndodhin kur shtresa e jashtme e fortë e dhëmbëve prishet.
Dhëmbët mbulohen vazhdimisht me një film ngjitës bakteresh të quajtur pllakëza. Kur një person konsumon ushqime ose pije që përmbajnë sheqer, bakteret në pllakë krijojnë acid që më pas sulmon shtresën e jashtme të fortë të dhëmbit, duke e shkatërruar atë me kalimin e kohës. Më pas në dhëmb krijohen vrima të vogla të quajtura kavitete.
Fluori forcon smaltin e dhëmbit duke ndihmuar në rindërtimin e smaltit që është sulmuar nga acidi, duke rregulluar shenjat e prishjes së hershme të dhëmbëve.
Provat në mbështetje të efikasitetit dhe sigurisë së fluorit janë të qarta.
Provat më të mira shkencore të disponueshme nuk tregojnë asnjë lidhje midis sasisë së rekomanduar të fluorit të përdorur për të parandaluar prishjen e dhëmbëve dhe çdo efekti të dëmshëm.
Fluori në nivelet optimale në pastat e dhëmbëve dhe burimet e ujit të komunitetit është i sigurt dhe efektiv.