MENU
klinika

“Kërkuan të ndanin Rusinë”

Putin fajëson dhe paralajmëron Perëndimin: Kush ndërhyn në Ukrainë do të marrë një përgjigje nga Moska!

27.04.2022 - 16:39

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se çdo vend që përpiqet të ndërhyjë në Ukrainë do të përballet me një përgjigje të shpejtë nga Rusia dhe tha se të gjitha vendimet se si do të reagojë Moska në atë situatë tashmë janë marrë.

Duke iu drejtuar ligjvënësve në Shën Petersburg, Putin tha se Perëndimi donte ta ndante Rusinë dhe e akuzoi atë se e shtyu Ukrainën në konflikt me Rusinë.

Reuters raporton se Putin tha se rubla, sistemi bankar, sektori i transportit dhe ekonomia ruse në tërësi i kanë rezistuar sanksioneve të vendosura kundër Moskës dhe ai premtoi një përgjigje ndaj përpjekjeve për të izoluar Rusinë .