MENU
klinika

Nga Dritan Hila

Rama mos na tregojë Berishën si dordolec, por si i akuzuar!

25.04.2022 - 18:32

Nga Dritan Hila

Tashmë Berisha ka ndezur motorrët. Me këtë teknikë ai po largon konkurentët në PD dhe pengon reformimin e saj, por edhe krijon klimë acide në vend.

Ne tashmë dëgjojmë akuzat e Berishës jo vetëm për çështjen e inceneratorëve. Por për më tepër ai ka filluar i nxjerr si suksese të tij ato që janë në fakt plaçkitje e shqiptarëve. TAP, dhe CEZ, dy nga skandalet ku vendi ka humbur të ardhura kolosale. Por Berisha ka filluar dhe i paraqet si suksese të tij që Edi Rama i paska bërë skandale.

Mbase Rama do ja dalë që të sfumojë këto akuza të Berishës. Mbase Rama do na japë spektakël nga tribuna e Kuvendit. Edi Ramës i duhet Sali Berisha që të trembë shqiptarët si dordolec i një tranzicioni kobzi. Por shqiptarët e kanë votuar Edi Ramën jo që t’ju mbajë Sali Berishën si dordolec por ta çojë para drejtësisë për skandalet që ka bërë.

Shifrat që kemi humbur nga TAP dhe CEZ e tejkalojnë çdo shifër që do ja vlente një teatër i tillë. Se mbase edhe Berishës i pëlqen kjo shfaqje ku ai shfaqet herë si klloun e herë si Neron. Por ajo që shqiptarët presin është drejtësia.

Janë të lodhur duke notuar mbi naftë, duke ecur mbi krom, duke pasur mundësi të jenë popull që jeton me rentën e pasurive të tij, të shikojnë sesi kjo pasuri ndahet ende nga një dorë oligarkësh që i ka krijuar Berisha dhe po i majm Rama. Ndaj edhe njerëzit mezi prisnin reformën në drejtësi. Tani kjo reformë nuk ka asnjë arsye mos të ketë prodhuar produktin e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"PD do të rrijë gatitu para plakut Berisha"

Dritan Hila: E premtja do të jetë e zezë vetëm për opozitën