MENU
klinika

Konferenca me kancelarin gjerman

Rama: Në Qershor do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut, nëse Bullgaria…

11.04.2022 - 19:20

Gjatë konferencës së përbashkët në Gjermani me kryeministrin Edi Rama, kancelarin Olaf Scholz u shpreh se është e vërtetë që ka kaluar shumë kohë dhe se është tani momenti që Shqipëria të hedhë hapat e saj drejt BE.

“Ju patë që çështjen e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor e përmenda disa herë, ajo përmendet në takimet në Evropë, sepse besoj se tani është momenti që duhet kapur ajo që përmendet ju, që ka kaluar një kohë e gjatë, mund t’ju siguroj që me fuqinë që kam dhe me mbështetjen e qeverisë së Bundestagut  do të përshpejtohet. Unë do angazhohem dhe do angazhohem me çdo gjë që e mbështet programin e Berlinit, që të çojë në një anëtarësim në BE”, u shpreh ai

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama tha se nëse në Qershor nuk do të hapen sërish negociatat për Shqipërinë për shkak të bllokimit që Bullgaria mund t’i bëjë Maqedonisë së Veriut, atëherë do të kërkojë që vendi jonë të ndahet dhe të mos penalizohet nga konflikti i tyre.

“Kjo do të ndodhë nga ana jonë vetëm nëse në Qershor nuk do të hapen përsëri negociata për shkak të Bullgarisë, deri në Qershor ne do vazhdojmë të jemi në një linjë me Maqedoninë e  Veriut  që të dyja vendet duhet të marrin dritën jeshile, nëse Bullgaria do të bllokojë sërish Maqedoninë do kërkojmë të na ndajnë,  sepse është diçka e pamundur të përballohet gjatë, që ti të mos dalësh dot nga shtëpia se duhet të zgjidhin problemin me njëri-tjetrin dy fqinj”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Këmbëngulja ime për Nord Stream 2 ishte gabim"

Presidenti gjerman kërkon ndjesë për politikën ndaj Rusisë

Takon Kancelarin Olaf Scholz dhe presidentin

Kryeministri Rama vizitë në Gjermani

Rama në Berlin për çeljen e negociatave

A do të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut?