MENU
klinika

“Shkrihen” akujt

Rama pret Haradinajn në Tiranë/ Çfarë u diskutua

05.04.2022 - 17:19

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë, ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn.

Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetin e tij social Facebook, pamje nga takimi me kreun e AAK-së dhe delegacionin kosovar.

Postimi i Edi Ramës:

Kryeministria – Me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj

Ndërkohë, Haradinaj ka zbuluar pjesë nga diskutimi me kryeministrin Rama. Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se temat e diskutuara ishin bashkëpunimi mes dy vendeve në ekonomi, infrastrukturë, siguri dhe politikën e jashtme.

Postimi i Ramush Haradinajt:
Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama.

Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë.

Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale.