MENU
klinika

E konfirmon vetë Ledion Liço

Rikthehet spektakli i madh muzikor

10.04.2022 - 10:18

Intervista e Ledion Liços, moderator, autor si dhe bashkëshorti i Sara Hoxhës na ka dhënë një sërë lajmesh të reja.

Pas shumë vitesh mungesë, “Top Music Awards” do të rikthehet në Top Channel në mbrëmjen e 30 prillit. Lajmin e bëri të ditur Ledion Liço në emisionin “Ëndërrtjerrësit”.

Ledioni tha se po bëhen xhirimet e një serie të re muzikore si përgatitje për “Top Music Awards”. Ky format do të rikthehet pas shumë kohësh në ekran, për të sjellë performanca live nga artistët më të dashur për publikun.

Për herë të pare, prapaskenat e A.LIVE.NIGHT do të nisin transmetin në 30 prill, por kjo do të shërbejë si nxemje pas një kohe të gjatë pauze.

“Është një ritakim me muzikën live, të bërë nga artistët më të preferuar në youtube, radio dhe platformat ku dëgjohet muzikë”, tha Ledioni, i cili theksoi se është shumë entuziat dhe optimist për rikthimin e këtij formati.

“Për momentin kemi vetëm 13 artistë, por mund të shtohemi rrugës pasi na ka marrë shumë malli. Por të paktën kemi 13 artistë të cilët janë më të mirët që përfaqësojnë gjini të ndryshme muzikore edhe qasje moderne. Kemi bërë diçka që është e zhveshur nga pompoziteti por është e vërtetë.” u shpreh Ledioni.

A jeni dhe ju entuziast po aq sa ne?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lexojeni dhe ju, mund të ndihmoni...

10 ditë pasi u bë nënë, Sara bën gjestin prekës

U “zhduk” krejt papritur

Çfarë po ndodh me Ledion Liçon?