MENU
klinika

Domethënia e veçantë e emrit të vajzës së tyre

Rrëfimi i rrallë i Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos

17.04.2022 - 12:20

Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bekuan me një vajzë në muajin korrik. Orinda solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë, Atara.

Që nga ai moment, Orinda dhe Turjani na ëmbëlsojnë herë pas here me imazhet e së voglës, të cilës i janë përkushtuar totalisht.

E vogla u kthye në kryefjalën e shtëpisë dhe mori të gjithë vëmendjen e mamit dhe babit, e së fundmi çifti ishin në një intervistë për “Prive”.

Gjatë intervistës ata kanë folur rreth problemeve të para të shtatzënisë, si po ju duket jeta si prindër si dhe për kuptimin e emrit të veçantë të vajzës.

Duke iu referuar jetës si baba, Turjani ka thënë se për të prindërimi nuk është i vështirë për sa kohë bëhet me shumë dashuri dhe dëshirë. Ai tregoi se mundohet me sa mund të ndihmojë në rritjen e vajzës së tyre. Ndër të tjera veçoi se i duhet shpesh të qetësojë bashkëshorten e tij kur gjendet në momente paniku.

Më tej ai shprehu dëshirën për të patur një fëmijë tjetër, madje tha se është pishman që nuk ka bërë fëmijë më herët.

“Është kurorëzimi i një marrëdhënie të gjatë të bukur, por qershia mbi tortë është Atara. Uroj që qershitë të shtohen, mos të jetë vetëm Atara. Unë nuk kam pasur kurrë frikë, e kam ditur gjithmonë çfarë do bëhet me jetët tona. I vetmi pishman që kam është që duhet të kishim bërë fëmijë më herët sepse mendoj që është kurorëzimi i gjithçkaje.

Vetërealizimi më i madh i njeriut mendoj që është fëmija. Në momentin e parë nuk mendoja ta mbaja në dorë, por ma vuri ajo mamia dhe që në atë moment e kuptova që prindërimi nuk është shumë i vështirë nëse ka shumë dashuri dhe nëse do vërtet që të bëhesh. Isha i bindur që Orinda do të ishte shumë e mirë me Atarën, kjo ka ca pasiguri që nuk e di pse i ka. Unë mundohem me aq mundësi sa kam dhe ajo që bëj me qejf është që ta qetësoj Orindën kur ka momente paniku,”– tha Turi.

Për sa i përket emrit “Atara”, Turi tha se ka një domethënie të veçantë për atë dhe Orindën.

“Unë që atë ditë (ditën kur zbuloi gjininë) fillova të mendoj emrin e bebit dhe fillova të bëja një short-listë. E bëra short-listën të tillë që Atara të ishte emri më i bukur, sepse Orinda ka qenë shumë e hutuar atë periudhë. Emri është shumë domethënës, Atara do të thotë kurorë në gjuhën hebre. Në fund të ditës Atara është kurora jonë, kurora e dashurisë tonë.”- tregoi ai.

Nga ana tjetër Orinda Huta foli për periudhën e vështirë gjatë shtatzënisë kur u infektua dy herë me Covid-19. Ajo tha se herën e parë ishte shumë stresuese për të dhe i dukej sikur “gjithçka ishte kthyer përmbys” por tregoi se e ka kaluar situatën lehtë me ndihmën e doktorëve.

E sa i përket rritjes së vajzës, ajo tha se motra e saj ka qenë një ndihmesë e madhe për të.

“E para përvojë ka qenë kur isha një muajshe shtatzënë. Ishte një stres më vete sepse mezi e kishim pritur Atarën dhe dukej se çdo gjë u kthye prap përmbys ndaj edhe me ndihmën e nevojshme nga doktorët pata mundësi që të ruaja qetësinë. Unë e kam kaluar herën e parë vetëm me dush edhe me nja dy paracetamola sepse nuk doja të fusja asnjë lloj medikameti në trupin tim.

Kur erdhi Atara në jetë, më zuri dhe mua edhe Atarën. E kaluam të dyja me shumë dashuri dhe më shumë përkushtim ndaj njëra-tjetrës.

Fati ynë i madh ka qenë që unë kam pasur dhe motrën që ka qenë një mbështetje shumë e madhe në këtë rrugëtim tonin. Sa herë kisha nevojë për ndihmë, për një fjalë më tepër ajo ka qenë aty për të më ndihmuar. Është shumë e domosdoshme që të kërkoni ndihmë.”- u shpreh Orinda.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Tani më skadoi pasaporta..."

Orinda Huta flet për mbiemrin pas martesës

"Për 97 vitet e tjera mbaj përgjegjësi që do të dua, pastaj…"

Në 3-vjetorin e martesës, Turi i dedikon këto fjalë Orindës


Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV