MENU
klinika

“Ngrini flamujt e bardhë nëse…”

Rusia thirrje Ukrainës: Ushtarët në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol të dorëzohen

17.04.2022 - 07:58

Rusia ka deklaruar se do të garantojë jetën e ushtarëve ukrainas në Mariupol, të cilët do të dorëzohen në orët në vijim. Nga ora 06:00 me orën e Moskës (03:00 GMT ose 04:00 BST) dhe për disa orë më pas, forcat ruse kanë thënë se do të lejojnë ushtarët të largohen nga bastioni i fabrikës së çelikut Azovstal, me kusht që të lënë armët dhe municionet e tyre pas.

Ata që e bëjnë këtë do të trajtohen në përputhje me konventën e Gjenevës për të burgosurit e luftës, thuhet në një deklaratë nga ministria Ruse e Mbrojtjes. Deklarata e lëshuar orë më parë, tha se forcat ruse i kanë transmetuar detaje të marrëveshjes homologëve të tyre ukrainas çdo 30 minuta gjatë natës.

Nëse pranojnë, thotë Rusia, forcat ruse do të ngrenë flamuj të kuq në orën 06:00 dhe ukrainasit duhet të ngrenë flamuj të bardhë rreth perimetrit të fabrikës së çelikut. Zyrtarët ukrainas nuk kanë dhënë asnjë shenjë se ata planifikojnë të pranojnë ofertën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pentagoni: Ja çfarë do të ndodhë

A do jetë Mariupoli fitorja e parë e rusëve?

Sot do hapen dy korridore evakuimi

Arrihet marrëveshja mes Rusisë dhe Ukrainës

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme

“Dorëzohet” Rusia, i kthen tri anijet Ukrainës