MENU
klinika

Pse 20 maji do të jetë datë vendimtare

Kina jep sinjalet e para, pushtimi i Tajvanit mund të nisë së shpejti

16.05.2024 - 10:56

Kina do të prezantojë “masa ligjore” për të ndëshkuar mbështetësit “të ashpër” të pavarësisë së Tajvanit, me fokus në kundërshtimin e veprimeve që “përpjekjnë të ndajnë vendin ose të nxisin shkëputjen”.

Zëdhënësi i Zyrës Kineze për Çështjet e Tajvanit, Chen Binhua, tha këtë gjatë një konference për shtyp të mbajtur dje në Pekin, pa shtuar detaje të tjera. Njoftimi erdhi në prag të ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri të zgjedhur të ishullit, Lai Ching-te, planifikuar për në 20 maj.

Pavarësia e Tajvanit “është kundër vullnetit të popullit dhe rrezikon sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të vendit”, tha Chen, duke përsëritur se Pekini “nuk do të mbyllë një sy” ndaj aktiviteteve të atyre që i konsideron “forcat separatiste”.

Kina jep sinjalet e para, operacioni për pushtimin e Tajvanit mund të

Zgjedhja e Lait dhe zëvendësit të tij, Hsiao Bi-khim , ka ngritur protesta të forta në Partinë Komuniste Kineze, e cila pretendon sovranitetin e saj mbi Tajvanin dhe nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta kthyer atë nën kontrollin e saj.

Partia Demokratike Progresive (DPP) në qeveri në ishull që nga viti 2016, ka hedhur poshtë gjithmonë pretendimet e Kinës, me të cilën megjithatë nuk përjashton një “dialog mbi baza të barabarta” për të ruajtur status quo-në në Ngushticën, ku marrëdhëniet mes të dyve bankat janë bërë gjithnjë e më të tensionuara.

Përveç organizimit të fluturimeve në baza ditore me anije dhe avionë ushtarakë, ushtria kineze filloi të kryente patrullime të rregullta jashtë ishujve Kinmen të administruara nga Tajvani.

Ajo që së fundmi ngjalli acarimin e Pekinit ishte stërvitja e përbashkët e kryer nga Marina Tajvaneze me atë të SHBA në Paqësorin Perëndimor muajin e kaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e Project Syndicate

“Ndarje” apo dialog me Kinën?