MENU
klinika

Kisha bizantine

Saranda e vitit 1928…

17.04.2022 - 09:30

        Manastiri i 40- te Shenjtorëve, legjenda dhe histori

Arkeologët thonë, se ky objekt kulti është unikal për stilin e ndërtimit.

Bazilika dhe manastiri i 40 Shenjtorëve që ndodhet në majën e kodrës, qëndron përballë kalasë së Lëkurësit. Manastiri ndodhet vetëm 4 kilometra larg qytetit, por rruga për të shkuar deri atje është mjaft e amortizuar, gjë që ka penguar disi vizitorët, sidomos turistët e huaj, për ta prekur këtë vlerë historike.

Sipas specialistëve, ky objekt ka një legjendë që lidhet me 40 ushtarë të arrestuar kristianë, të cilët i përkisnin Legjionit të 12-të, “Rrufeja”. Atyre u kishin vënë alternativën: o të ndërronin fenë, o të pranonin vdekjen në kushtet e të ftohtit. Pranë vendit të martirizimit, nuk mungonte dhe një banjë e ngrohtë në dispozicion të atij që do të ndërronte mendje. Por, ata refuzuan dhe u dënuan me torturë, duke i detyruar të qëndronin lakuriq në të ftohtin e dimrit dhe të qelive.

Gojëdhëna e mbetur në Sarandë, thotë se 30 ishin të shenjtë dhe 10 demonë, të cilëve, u përket nga një dhomë e nëndheshme. Në qelitë janë zbuluar piktura murale, mes të cilave ajo e një dishepulli që vlerësohet si një nga më të vjetrat e periudhës bizantine. Manastiri duhet të jetë ndërtuar si qendër e rëndësishme pelegrinazhi, për të tërhequr besimtarët kristianë nga gjatësia e Adriatikut dhe thellësia e Ballkanit. Mendohet se kisha ka qenë funksionale deri në mesin e shek. të 19-të, falë kujdesjes së një komuniteti të vogël murgjish. Më pas, bazilika u braktis. Në kishën “40 shenjtorët” faltoret e ndryshme nëntokësore zgjaten në një korridor oval dhe mendohet se ato duhet të kenë shërbyer si zëvendësuese individuale për vendet e shenjta, të cilat ndodheshin larg, përtej detit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN