MENU
klinika

A vriten engjëjt?

Sasha iu bashkua parajsës…

07.04.2022 - 15:22

        Dhimbja e nënës së vogëlushit 4-vjeçar, i cili humbi jetën teksa ikte nga lufta në Ukrainë, përmblidhet me pak fjalë zemre… të pikëlluar…

“Tashmë, ai është në parajsë.

“Falënderoj të gjithë ata që na besuan dhe na ndihmuan për të kërkuar tim bir…

Ju falënderoj të gjithëve për lutjet dhe besimin, sa edhe për mbështetjen. Sasha, engjëlli ynë i vogël, është tashmë në parajsë.  Shpirti i tij, sot prehet në paqe.”

Ky është mesazhi përmes të cilit, Anna Yakhno tregoi për vdekjen e të birit Sasha, vogëlushit ukrainas, i cili është zhdukur që prej 10 marsit bashkë me gjyshe e tij, në tentativa për t’i ikur luftës në Ukrainë.

Trupi i pajetë i 60-vjeçares, u gjet pak më larg, por Sasha i vogël kishte humbur gjurmët. Prandaj prindërit bënë thirrje në të gjithë botë, duke mbërritur edhe në Itali, për ta gjetur… Deri në epilogun tragjik, të 5 prillit.

Mësohet se vogëlushi bashkë me gjyshen kishin kaluar lumin me një varkë, që u përplas dhe u fundos nga rusët, ndërsa ata po linin shtëpinë në një fshat midis Kievit dhe Çernobilit, për te prindërit e Sashës, që banonin në anën tjetër të lumit.