MENU
klinika

VIDEO

“Se thonë ku është rritja ekonomike”- Rama u përgjigjet kritikëve: Ja faktet që e tregojnë ku ndodhet

04.04.2022 - 12:16

Shifra që tregon rritjen e numrit të mjeteve të reja në vit në vendin tonë, për kryeministrin Edi Rama është një tregues i mirëqenies për shqiptarët.

Nga Berati, ku inspektoi godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Rama tha se “dyfishimi flet vet dhe për atë që ne përsërisim që ka të bëjë me ekonominë”

Edi Rama: Atyre që akuzojnë për fasada i themi po mirë pse laheni pse kriheni? Rrini pa u larë pa u krehur, rrini ashtu siç u ka bërë nëna e s’ka problem.

Blendi Gonxhe: Leje drejtimi të reja 40 mijë drejtues mjetesh që u shërbejmë. Të rejat varet nga vitet mund të kemi edhe 5-6 mijë në vit.

Edi Rama: Sa janë rritur mjetet në 3-4 vitet e fundit?

Blendi Gonxhe: Nga viti 2013 ato janë mbi dyfishuar të gjitha mjetet në Republikën e Shqipërisë, tani ka vetëm rritje e mbidyfishim. Edhe standartet edhe nevojë, edhe lëvizje, edhe mirëqenie.

Edi Rama: Domethënë me mjete me standarte të reja, duke nxjerrë jashtë shumë nga mjetet e vjetra, dyfishimi flet vet dhe për atë që ne përsërisim që ka të bëjë me ekonominë. Se kur thonë ku është rritja ekonomike ku është rritja ekonomike. Faktet e tregojnë se ku është!