MENU
klinika

Çfarë dihet deri tani për anijen e dëmtuar në Detin e Zi?

Shpërthimi në bordin e anijes ruse, Ukraina: E goditëm me dy raketa!

14.04.2022 - 10:08

Këshilltari i Presidentit Zelensky, Oleksiy Arestovych thotë se Ukraina lëshoi dy raketa Neptune mbi bordin e anijes me mbi 510 persona në ekuipazhin e saj.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit të Odesa, Maksym Marchenko me anë të një postimi në Telegram e konfirmoi sulmin. Por asnjë prej tyre nuk dha asnjë provë konkrete mbi pretendimet e ngritura.

Çfarë dihet për luftanijen?

Anija Moskva u ndërtua në fillim të viteve 1980 në atë që atëherë ishte BRSS. Ishte anija kryesore e flotës sovjetike të klasit Projekti 1164 Atlant. Fillimisht u quajt Slava, por më vonë u quajt Moskva (Moskë).

Armatimi kryesor i anijes luftarake janë raketat anti-anije P-1000 Vulkan.

Luftanija e cila u bë flamuri i Flotës së Detit të Zi në 2000 – luajti një rol kyç gjatë fushatës ushtarake të Rusisë në Siri, e cila filloi në 2015.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përshkallëzohen tensionet

Incidenti Rusi-Ukrainë/ NATO në dilemë

E dini ''përrallën'' e Presidentit?

Putinit i paska humbur një gur diamanti!..