MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si diagnostikohet lodhja kronike?

18.04.2022 - 12:08

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si diagnostikohet lodhja kronike?

Mjeku: Nuk ka një test laboratorik që mund të përcaktojë lodhjen kronike dhe simptomat e saj mund të ngatërrohen lehtësisht me disa sëmundje të tjera, gjë qe e bëjnë të vështirë diagnostikimin e sëmundjes.

Fakti që është një sëmundje komplekse me simptoma të ndryshme në trup e vështirëson edhe më shumë diagnostikimin e saj. Në librat mjekësorë gjithashtu shkruhet shumë pak për lodhjen kronike dhe më pak se 1/3 e shkollave mjekësore e përfshijnë atë në kurrikulat e tyre.

Për të diagnostikuar sëmundjen, mjeku duhet të përjashtojë sëmundjet e tjera që shkaktojnë lodhje dhe të identifikojë shenjat treguese të lodhjes kronike të prezantuara më poshtë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN