MENU
klinika

Vargjet e pakënduara...

Si duhet të jetë një poet? Për shembull, ai i Ishullit të Thesarit??

07.04.2022 - 12:56

        Si mendoni se është një shkrimtar? Dhe sa libra, mund të ketë fshehur në sirtarë? Për më tepër, nëse një shkrimtar do të ishte edhe poet, do të ishte mjaft interesante, apo jo? A do të ishte ky ndoshta rasti, ndër shumë, edhe ai i Robert Luis Stivensonit./Konica.al

Ç’është e vërteta, nga Stivenson (1850-1894, Edinburg-ishujt Samo), një nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, i njohur për publikun e gjerë për: “Ishulli i thesarit”, eposi magjepsës i piraterisë mbi të cilin motivohet kurioziteti i pangopur i njeriut uliksian, etja e tij për aventura ose “Rasti i çuditshëm i Dr. Xhekillit dhe z. Haid”, një parabolë e tmerrshme mbi natyrën e dyfishtë të njeriut dhe pamundësinë e ndarjes së të mirës nga e keqja.

Fare pak vetë i njohin poezitë, të shkruara në përditshmëri nga Stevenson, si përshkrim dhe shoqërues i ditës. Poezi të rastit, thuajse të konceptuara si një moment pushimi mes një romani dhe një tjetri. Sidoqoftë, pikërisht poezitë pasqyrojnë në vetvete enigmën e çdo eksploruesi të vërtetë të botëve imagjinare, i cili, çuditërisht dhe fatmirësisht, e gjurmon realitetin në ëndrrën metaforike, duke u ngulitur si bërthama në guaskën e ndjenjës njerëzore; për të rrjedhur, natën, përmes pasqyrimit të një flakërime, e cila vetëm mund t’i japë ngjyrim asaj çka jemi realisht.

Dhe Stevenson është një mjeshtër i kësaj. Nuk shkon rrotull. Në përgjithësi, ai i thotë gjërat ashtu siç janë. Dhe është kënaqësi ta lexosh në një mënyrë të pazakontë dhe të panjohur. Por jo për këtë, të lihet pas dore. Ai është autori i një përmbledhjeje me poezi të shkruar në 1885, titulluar: “Kopshti i vogël i poezisë”.

Mos thuaj se kam hequr dorë,

nga sipërmarrjet e prindërve dhe se mora detin,

kullat që kemi ndërtuar dhe fenerët që kemi ndezur,

për t’u mbyllur në dhomën time

dhe të luaj me letra si fëmijë.

Pra, në këtë zbavitje në hije, që është një punë në të gjitha aspektet, mund ta kuptojë mirë. Unë kam lindur poet. Por, për të përballuar luksin e të shkruarit romane dhe poezi, më duhet të pranoj detyrën e përditshme që të shkoj në punë çdo mëngjes dhe të fitoj bukën e gojës. Gjë e cila, nuk ndodh duke shkruar./Konica.al

Megjithatë, përpjekja është e ngjashme. Dhe nuk ka mënyrë më të mirë, të paktën kështu mendoj, për të praktikuar shkrimin dhe lexim sesa natën: në atë muzg që shtrydh gjithçka në heshtjen e dehur të mirëkuptimit, në të cilën asgjë dhe askush nuk do të vijë kurrë të na pengojë. Me pak fjalë, duhet të luftosh. Le të jetë edhe dyfish. Mbi të gjitha, megjithatë, ne duhet të ngulmojmë në zgjedhjen përfundimtare. Ai që ekstrapolon lëngun e argjendit të një esence, ushqim i zemrës dhe i shpirtit. Për këtë shkruhet me vetëdijen e dorëheqjes, të vetëm kundër botës, ëndërrimtarë të përjetshëm të profecisë së lashtë…

Pasditen e stinës

një djalë i fuqishëm fshiu duart

nga rëra e granitit dhe teksa e treti shikimin

larg

përgjatë bregdetit që u bulurinte piramidave

dhe monumenteve të larta robëruar nga dielli që

po perëndonte

buzëqeshi i mbufatur nga gëzimi dhe kësaj detyre fëmijërore

i kushtoi, para oxhakut, orët e errësirës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur Stalini telefonoi Pastërnakun...

”Le Monde” analizon veprën e Ismail Kadaresë

Agolli, poeti i tokës, njeriut dhe... vdekjes.

“Ç’t’i bësh! S’më rrihet pa shkrepur një varg”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit