MENU
klinika

Prapaskenat e merkatos

Si funksionoi plani “djallëzor” i Guardiolas me Ronaldon

06.04.2022 - 16:55

Ka shkaktuar shumë debate lamtumira e tij e papritur nga Juventus-i gushtin e kaluar, duke befasuar bardhezinjtë që në atë pikë nuk prisnin të braktiseshin nga lojtari i tyre më i mirë në sulm.

Portugezi është kthyer te Manchester United, aty ku ka nisur karrierën e tij në nivele të larta pas debutimit te Sporting. Rendimenti i sulmuesit, pavarësisht momenteve magjike si tregolëshi kundër Tottenham-it, nuk ka qenë shumë entuziazmues.

18 gola në 33 ndeshje në total, për një si ai nuk janë shumë. Më pak fjalë, për United nuk ka qenë një operacion shumë i mirë deri këtu. Madje mund të konsiderohet edhe një “mashtrim” për Djajtë e Kuq nga ana e Manchester City-t, sipas Shaun Goater, ish-sulmuesi i Citizens.

Ky i fundit ka shpjeguar në një intervistë të dhënë për “Ladbrokes” se interesimi nga ana e skuadrës së Guardiola-s për CR7 ka qenë një blof dhe një lëvizje për të shtyrë United që ta kthente Ronaldo-n në “Old Trafford”.

“Kur kam mësuar se United e kishte rimarrë, si tifoz i City-t, kam menduar se ishte një lajm i mirë për ne. Nuk besoj se City ka dashur me të vërtetë që ta marrë. Mund të ketë qenë një lëvizje për të nxjerrë hapur United dhe ‘eliminuar’ nga merkato një skuadër në kërkim të sulmuesve” – tha Goater.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN