MENU
klinika

“Pyesni veten – kush është për këtë?!”

Sulmet ndaj Policisë në veri, Petkoviç: S’ka të bëjë me serbët

26.04.2022 - 12:05

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka reaguar pasi Policia e Kosovës u sulmua në veri të vendit.

Kohët e fundit Policia e Kosovës është sulmuar disa herë në atë pjesë të vendit, ndërsa Petkoviç pretendon se sulmi i fundit “nuk ka të bëjë fare me serbët”.

“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin ndaj automjetit të SHPK-së, si dhe çdo përpjekje të mëparshme për të rrezikuar paqen dhe stabilitetin. Ngritja e tensioneve në terren, veçanërisht në veri, nuk ka të bëjë fare me serbët”, ka shkruar Petkoviç në Twitter.

“Pyesni veten – kush është për këtë?!”, ka shtuar ai, në përpjekjen e zakonshme që t’i akuzojë institucionet e Republikës së Kosovës për çdo gjë./Express

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN