MENU
klinika

Refuzimet për Kuvendin e PD së Berishës

Të propozuarit: Ai synon ndarjen dhe jo bashkimin

30.04.2022 - 17:39

Ish-kryetari i PD-së në Sarandë, Vesel Koçiu ka reaguar pasi ka parë emrin e tij në listën e kandidëtëve për Këshillin Kombëtar të PD-së së Berishës. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se ky Kuvend është produkt i një procesi përjashtues dhe se nuk ka për tu bërë pjesë.

“Të nderuar anëtarë të Degës PD Sarandë!Pasi pashë emrin tim në listen e shpallur nga Komisioni i Rithemelimit për garën për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PDSH-së deklaroj: 1) Kuvendi i përshpejtuar i 30 Prillit,është produkt i një proçesi përjashtues,fiktiv dhe përçarës ndermjet demokratëve.

2)Qëndrimi im dhe i DPD Sarandë në lidhje me kêtë proçes është publik dhe i pandryshuar.3)Nuk kam qënë pjesë e këtij proçesi,nuk garojë dhe nuk bëhem pjesë e një kuvendi që synon ndarjen dhe jo bashkimin e Partisë Demokratike!4)Bashkimi dhe jo ndarja, duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët!”, shkroi në Facebook Koçiu.
Ndërkohë që drejtuesi i departamentit të Arsimit në PD, Ndriçim Mehmeti tha se për arsye personale dhe angazhimeve që ka në fushën akademike nuk do të bëhet pjesë e garës për Këshill Kombëtar.

“Te dashur miq. Per arsye personale dhe angazhimeve ne fushen akademike, deklaroj se nuk behem pjese e gares per Keshillin Kombetar. Kontributi im opozitar ne fushen e arsimit dhe jo vetem, do te jete i palekundur, ne dobi te interesit publik. Ju faleminderit”, shkroi Mehmeti.

Po ashtu dhe Ermira Arizi me anë të një postimi në “Twitter” shkruan se ka refuzuar të jetë pjesë e Kuvendit të Berishës dhe mbështet PD-në zyrtare me kryetarin e komanduar Enkeled Alibeajn.

“Refuzova të jem pjesë e kuvendit të dt 30.

I qëndroj logjikës sime deri në fund. Mbështes fort PD-në zyrtare dhe kryetarin e komanduar Z Alibeaj me bindjen se kjo është rruga e duhur drejt një demokracie të pastër.

Për një Shqipëri si gjithë Europa!✌️✌️✌️”, shkroi Arizi.