MENU
klinika

Editoriali i The Washington Post

Gjermania duhet të mbajë premtimin e saj!

28.04.2022 - 16:54

Me gjithë dëmin e tmerrshëm që ka bërë, agresioni rus kundër Ukrainës pati një efekt anësor të pamohueshëm pozitiv: të alarmonte Republikën Federale të Gjermanisë për ndryshime të vonuara – dhe radikale – në politikën e saj të sigurisë kombëtare.

Në një fjalim të 27 shkurtit në parlamentin gjerman, kancelari Olaf Scholz njoftoi dhjetëra miliarda dollarë për shpenzime të reja për mbrojtjen; një angazhim për t’i dhënë fund gazsjellësit Nord Stream 2 drejt Rusisë; dhe dërgesat direkte të armëve në Ukrainë.

Masa e fundit i dha fund një ndalimi të gjatë gjerman për eksportimin e armëve në konflikte aktive.

“Zeitenwende” e Scholz – pikë kthese – dukej sa e pakthyeshme aq edhe dramatike dhe, për aleatët e Gjermanisë në të dy anët e Atlantikut, i mirëpritur.

Kishte konfirmim të mëtejshëm të ndryshimit kur Berlini njoftoi të martën dërgesën e tij të parë të armatimit të rëndë në Ukrainë.

Shaken by Ukraine war, Germany to buy dozens of US stealth jets | Jordan Times

Megjithatë, zakonet e vjetra të Gjermanisë nuk kanë ndryshuar, duke gjykuar nga zhvillimet e fundit. Vendimi i saj për t’i dërguar Ukrainës rreth 50 armë kundërajrore vetëlëvizëse Gepard të , erdhi vetëm pasi Scholz kishte diskutuar rreth çështjes për javë të tëra.

Mediat gjermane zbuluan se, në një moment, Berlini madje fshiu armët kryesore të rënda nga një listë që prodhuesit gjermanë të mbrojtjes e kishin miratuar tashmë.

Vetë Scholz shprehu hezitimin e tij në një intervistë të 22 prillit me Der Spiegel, duke sugjeruar se “shmangia e një përshkallëzimi nga ana e NATO-s është prioriteti im kryesor”.

Vetëm kur qeveria e tij u vu nën presion të jashtëzakonshëm nga aleatët e tjerë të NATO-s, partnerët e tij të koalicionit parlamentar dhe opozita konservatore – e cila kërcënoi të organizonte një votim legjislativ për këtë çështje – Scholz ndryshoi mendim.

Lajmi i mirë, sigurisht, është se Scholz, i kushtoi vëmendje kritikave, edhe pse me vonesë.

Qeveria e tij duket gjithashtu se nuk po kundërshton më idenë e një ndalimi evropian të importeve të naftës ruse; një hap që Berlini e kishte cilësuar më parë ekonomikisht jopraktik, por që ministri i ekonomisë i Scholz e ka konsideruar “të menaxhueshëm”. Sigurisht, këto ndryshime 180 gradë diskreditojnë arsyet e mosveprimit që Scholz kishte ofruar vetëm disa ditë më parë.

Germany's dramatic reversal on defense, explained - Vox

Por, e përsërisim, më mirë vonë se kurrë, dhe Biden gjithashtu duhet ta inkurajojë atë të vazhdojë të bëjë gjënë e duhur.

Si për Gjermaninë, ashtu edhe për qeverinë e saj aktuale, mësimi i kësaj përvoje është i qartë: agresioni rus kundër Ukrainës ka krijuar një realitet të ri dhe të ndryshëm në Evropë.

Roli gjeopolitik i Gjermanisë  nuk është më të mbajë lidhje të ngushta me Rusinë dhe Perëndimin.

Ju mund ta përshkruani sfidën përpara Scholz si eliminimin e gjurmëve të fundit të Shroderizmit nga politika gjermane.

E vetmja mënyrë për t’u përballur me pritshmëritë që ai shtroi në 27 shkurt është përmbushja e tyre.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al