MENU
klinika

Pritet reagimi i portugezit

Trajneri i ri i Manchester United: Shiteni Ronaldon!

14.04.2022 - 22:05

Që Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Mancehster United, kjo flitet që nga janari, por që trajneri i ri të kërkojë largimin, ka bërë bujë të madhe në Angli.

Erik ten Hag nuk e dëshiron sulmuesin portugez në ekip për edicionin e ardhshëm. Sipas “Daily Star”, tekniku holandez ka autorizuar shitjen e futbollistit, pasi nuk e sheh si të përshtatshëm me stilin e lojës që mendon të aplikojë.

Një vendim aspak i thjeshtë duke llogaritur se Ronaldo nuk do të pranojë ta heqin qafe në këtë mënyrë si një futbollist dosido. Lojtari ka kontratë ekzistuese me klubin dhe do të përpiqet ta respektojë atë, duke parë se nuk ka alternativa të shumta nëse largohet nga kjo skuadër.

Kthimi në Spanjë duket i pamundur, ndërsa Manchester United nuk do ta lejonte në një ekip tjetër anglez, për të mos përforcuar një konkurrent direkt. Prej kohësh përflitet për një bashkim të tij me Messin te PSG, por klubi parisien më parë duhet të largojë disa nga të tepërtit në ekip.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN