MENU
klinika

U gjet i pajetë në makinë

Ky është 38-vjeçari nga Durrësi që u vetëvra

06.04.2022 - 10:32

Ky është 38-vjeçari Betim Kastrati, i cili u gjet mesnatën e sotme i pajetë në makinën e tij në aksin Fier-Lushnjë. Policia bën me dije se i riu dyshohet se ka qëlluar veten me armë,si pasojë e depresionit.

Kastrati ishte i martuar dhe prind i dy fëmijëve, ndërsa punonte pranë Portit të Durrësit.

Në rrjetin social Facebook, miqtë e tij shprehin mesazhe ngushëllimi, ndërsa kanë mbetur të shtangur nga lajmi i kobshëm.