MENU
klinika

Analiza

Ukraina, Rusia dhe gjithë Evropa… po sfidojnë kohën

22.04.2022 - 18:12

Rusia dhe Ukraina janë në garë me kohën.

Presidenti Vladimir Putin dëshiron një lloj fitoreje deri më 9 maj. Ai dëshiron të përdorë përvjetorin e shtatëdhjetë e shtatë të humbjes së Gjermanisë naziste nga Rusia për të festuar fundin e luftës në Ukrainë që ka çuar në mijëra vdekje civile dhe shkatërrime të paarsyeshme në një një vend që nuk dëshiron të heqë dorë nga pavarësia dhe sovraniteti i tij.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, siç e përsërit vazhdimisht, nuk ka kohë në favorin e tij. Ai ka nevojë për më shumë mbështetje ushtarake, jo për duartrokitje, nga liderët perëndimorë për të vazhduar t’i rezistojë forcave ruse.

Sa i përket evropianëve, pavarësisht unitetit të tyre për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe dënimit të përsëritur të luftës së Putinit, po shfaqen “përçarje” të dukshme. Dhe me kalimin e kohës, do të thellohen.

Nëse dhe kur kjo luftë të përfundojë, këto dallime do ta bëjnë më të vështirë, jo më të lehtë, për BE-në të krijojë një politikë të fortë të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Kjo për shkak se lufta në Ukrainë nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet e ardhshme të Evropës me Ukrainën dhe Rusinë. Lufta, cilido qoftë rezultati i saj, do të shtojë mosbesimin midis anëtarëve të BE-së – nëse nuk po e bën akoma.

Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, së bashku me Sllovakinë dhe Republikën Çeke e kuptojnë se për çfarë është pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Bëhet fjalë për rivizatimin e hartës së epokës së pas Luftës së Ftohtë.

Gjatë viteve, këto vende në mënyrë të përsëritur paralajmëruan homologët e tyre të Evropës Perëndimore për marrëzinë e varësisë nga energjia ruse. Ata vetë kanë gjetur burime alternative të energjisë, ndryshe nga disa vende të tjera të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Hungarinë.

Për më tepër, për shkak të historisë së tyre dhe afërsisë me Ukrainën – si dhe përvojës së tyre të jetesës nën dominimin sovjetik – qytetarët e mbështesin Zelenskyn. Këto vende po ofrojnë gjithashtu sa më shumë mbështetje ushtarake për Kievin.

Përvojat e tyre historike dhe politike janë në kontrast të fortë me ato të disa vendeve të tjera të BE-së.

Gjermania, Austria dhe Hungaria ngurrojnë të dërgojnë armë të rënda në Ukrainë, një nga argumentet e tyre është se kjo do të çonte në më shumë përshkallëzim.

Në Gjermani, qeveria e koalicionit të kancelarit Olaf Scholz tani është e ndarë ashpër se çfarë lloj mbështetjeje ushtarake duhet t’i japë Kievit. Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë duan të ofrojnë armë të rënda. Por socialdemokratët e Scholz-it, janë duke i penguar.

Dhe kur çështja e vendosjes së një embargoje të naftës dhe gazit ndaj Rusisë ngrihet vazhdimisht, Berlini thotë se një embargo e tillë do të çonte në çmime më të larta të energjisë për familjet gjermane. Kjo eshte e vertete.

Por ajo që Scholz, dhe në të vërtetë liderë të tjerë, duke përfshirë kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán, mbështetësi më i vendosur i Putinit në BE, refuzojnë t’i shpjegojnë publikut të tyre është se kjo luftë nuk ka të bëjë vetëm me të ardhmen e Ukrainës, por edhe me stabilitetin e ardhshëm të Evropës.

Çmimi i lartë për të cilin shqetësohet Italia është rritja e normave të interesit. Kryeministri Mario Draghi ka mbështetur Ukrainën, madje ka kërkuar një embargo të energjisë. Dhe ashtu si Gjermania, ai duhet të përballet me lëvizjet pacifiste që duan një fund të luftës dhe një ndalim të dërgimit të armëve në Ukrainë. Për momentin, ky nuk është problemi më i madh i Draghit. Në vend të kësaj, është ajo që ndodh në Bankën Qendrore Evropiane në Frankfurt.

Nëse Banka Qendrore Evropiane do të rriste normat e interesit, kjo do të kishte një ndikim shkatërrues në borxhin publik shumë të lartë. Është 147 për qind e produktit të brendshëm bruto, i dyti më i lartë në mesin e vendeve të eurozonës pas Greqisë.

BE-ja nuk mund të lejojë që një nga ekonomitë e saj kryesore të jetë nën një presion të tillë. Kjo do të dëmtonte seriozisht monedhën euro në një kohë kur rritja ekonomike në të gjithë Evropën po ngadalësohet.

Në Francë, ndikimi ekonomik i luftës ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale, ku balotazhi midis Presidentit Emmanuel Macron dhe kandidates populiste Marine Le Pen zhvillohet më 24 prill. Një fitore e Le Pen, siç shkroi së fundmi Marc Pierini, do të trondiste themelet e NATO-s dhe BE-së.

Kjo pamje e Evropës ekspozon se si qeveritë kanë interesat. Po, sanksionet jane të këqija. Ushtria ruse nuk mund ta merrte Kievin. Por as nuk e pengon Putinin të zgjasë luftën në Mariupol, ku 100,000 njerëz po vdesin nga uria dhe po pengohen të largohen.

Është faktori kohë që ka kaq shumë rëndësi për Ukrainën pasi Zelensky vazhdon të luftojë për pavarësinë e vendit të tij. Ai faktor kohë duhet të ketë rëndësi edhe për të gjithë Evropën.

Burimi: Carnegie Europe

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


SHBA apel qytetarëve amerikanë

“Duhet të lini menjëherë Ukrainën!”

Paralajmërimi i ligjvënësit më të lartë të Rusisë

“‘Gjeni rubla’ nëse doni naftë, drithëra ose metale nga ne!”