MENU
klinika

Kryeministri Rama ‘djeg’ shefen e tij të kabinetit

Vali Bizhga kandidate për Presidente?

25.04.2022 - 12:29

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund zërave për kandidaturën e mundshme të shefes së kabinetit të tij, Vali Bizhgës si Presidente e Republikës.

I pyetur nga gazetarët për këtë informacion, Rama thotë se përgjigja e tij është negative për këtë çështje.

Sipas Ramës, në procesin e zgjedhjes së Presidentit stimulohen një sërë thashethemesh dhe përmenden emrat e personave edhe pa dëshirën e tyre.

“Nëse do bënim një javë kulturore për thashethemet, Shqipëria do të mbante flamurin e kryesuesit e aftësisë prodhuese. Do të doja që të mos e shfokusonim vëmendjen sot nga kjo nismë. Është një nismë e re dhe e veçantë, na duhet mbështetja e të gjithëve ju në mënyrë që sa më shumë njerëz ta mësojnë ekzistencën e kësaj nisme, dhe më pas me gjasë të përzgjedhin të përfshihen si spektatorë në këto seri javësh që fillojnë sot dhe përfundojnë në fundvit. Kështu që nuk do të doja që të shfokusoheshim, e kam thënë që në fillim se procesi i zgjedhjes së Presidentit stimulon thashethemet dhe përfshihen gjithfarë emrash dhe njerëzish, në të shumtën e herës pa dëshirën e tyre. Përgjigja ime është negative lidhur me pyetjen konkrete pasi nuk ka një të vërtetë” – tha Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka përmendur për herë të parë emrin e Vali Bizhgës si një kandidate potenciale për Presidente. Sipas tij, në procesin e socialistëve për propozimin e emrave për President, në zarfat e tyre qarkullon më së shumti emri i Vali Bizhgës.

Ajo mori postin e drejtoreshës së kabinetit të Këshillit të Ministrave në vitin 2013. Bizhga u prezantua nga kreu i qeverisë Edi Rama si një prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që në kohën kur ai mbante postin e kryebashkiakut të Tiranës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U përmend nga Berisha si e “preferuara” e Ramës

Kandidate për presidente? Kush është Valentina Bizhga?