MENU
klinika

1 orë para vrasjes

Vëllai tregon momentet e fundit me Iljaz Çalin

05.04.2022 - 12:00

Iljaz Çali, rreth një orë para se të ekzekutohej në një pritë, piu kafe me vëllanë e tij. Më pas u ndanë dhe Zeqiri, vëllai i madh i viktimës, e mori lajmin e vrasjes nga mediat.

Ai kishte nisur të dyshonte në momentin kur kishte marrë vesh llojin e mjetit në të cilin gjendej viktima. Kishte tentuar të lidhej me telefon me të vëllanë dhe nuk kishte mundur e për pasojë ishte nisur në drejtim të vendit të ngjarjes.

Aty i ka thënë Policisë ai ishte vëllai i tij dhe se ishte ndarë me të para rreth një ore në zonën e FushëKrujës.

Policia dhe Prokuroria e kanë dokumentuar dëshminë e vëllait të madh të viktimës dhe të disa personave të tjerë, ndërkohë që për të shkuar te motivi dhe shkaqet e ngjarjes, ata kanë rihapur disa çështje në të cilat dyshohet se implikohet në mënyrë jo të drejtpërdrejtë Iljaz Çali!

Sipas të dhënave të dosjes hetimore, është mësuar se viktima ka pasur probleme me dy persona dhe këto probleme sipas grupit hetimor kanë të bëjnë me borxhe që lidhen me kromin. Kjo e dhënë është përfituar nga dëshmia paraprake e vëllait të viktimës, i cili është pyetur nëse ka dyshime për konflikte të të vëllait.

Ai ka mohuar ndonjë konflikt, por ka thënë se kanë ekzistuar debate për shkak të një sasie kromi që kap shifrat e 1 milion dollarëve. Policia dhe Prokuroria pritet që të sigurojë dëshminë e këtyre dy personave, ndërkohë që janë marrë edhe dy dëshmi të tjera në vendin e ngjarjes. E para lidhet me një rojë, i cili ka parë makinën të dalë nga rruga dhe është nisur me idenë t’i japë ndihmën e parë, pasi ka menduar se bëhet fjalë për aksident.

Ai i ka thënë Policisë së kam dëgjuar të shtëna teke fillimisht dhe më pas një breshëri.

Roja ka menduar se bëhet fjalë për fishekzjarrë dhe nuk ka dyshuar për asnjë moment vetëm kur ka parë që makina ka qenë me drita ndezur në anë të rrugës. Por në momentin që ka dalë roja në vendin e ngjarjes kishin mbërritur policët e parë.

BORXHI

Iljaz Çali, 37-vjeçari që u ekzekutua në një pritë fatale në afërsi të kthesës së Rinasit, teksa merrte rrugën në drejtim të shtëpisë së tij, dyshohet se kohëve të fundit ka pasur probleme të theksuara në lidhje me një person.

Emri i tij tashmë gjendet në dosjen hetimore. Është mësuar për një sasi të madhe kromi, të cilën ky person ua kishte marrë vëllezërve Çali, të cilët janë aksioner në minierat e kromit në Bulqizë. Policia dhe prokuroria nuk bënë me dije se kur do ta thërrasin këtë person për të dëshmuar në lidhje me konfliktin që lidhet me borxhin e pretenduar.

Po ashtu mësohet se kohëve të fundit, viktima kishte edhe një tjetër konflikt të hapur me një tjetër aksioner në galeritë e kromit, por në lidhje me këtë person ende nuk dihet nëse ka qenë problem konkurrence apo ndonjë pazar tjetër që lidhet me ndonjë histori të vjetër që ka sërish motive përplasjesh për biznesin që ka marrë shumë jetë njerëzish.

Grupi hetimor bën me dije se janë hapur me dhjetëra kamera për të mundësuar kapjen e ndonjë pamjeje që mund të ndihmojë hetimin, por fakti që e gjithë rruga ka qenë në errësirë totale ende nuk është bërë e mundur që të gjendet ndonjë mjet që mund të dyshohet për atentatin.

Po ashtu, saktësohet se Policia ka siguruar se mjeti në të cilin udhëtonte i riu kishte GPS, mjet që në fakt e ka të instaluar nga kompania që i jep me qira makinat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshimet se shënjestra nuk ka udhëtuar i vetëm

Atentat me armë në Tiranë, vritet brenda fuoristradës një i ri


Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin