Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se Çali rezulton aksioner në kompaninë ‘Çali Metal SHPK’, me objekt shfrytëzimin dhe përpunimin e mineralit të kromit. Burime policore pohojnë për BW se kjo është dhe një nga pistat ku po heton prokuroria.

Ndërkaq, Iliaz Çali nuk rezulton një emër i panjohur për policinë. Më dy korrik të 2016-ës, pas grabitjes së parë të parave në Aeroportin e Rinasit, policia ka ushtruar kontroll në të gjitha banesat. Teksa ka kontrolluar banesën e Çalit, ka gjetur 682 rrënjë kanabis. Policia për këtë rast vuri në pranga asokohe nënën e viktimës, Xhemile Calin, ndërsa 37-vjeçari u arrestua pak më vonë.

  • foto galeri