MENU
klinika

"Nuk pranoj ta quaj Hitler"

Vuçiç i përulur ndaj Putinit, zbulon detaje të bisedës me të

08.04.2022 - 13:21

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili javën e kaluar triumfoi në zgjedhjet presidenciale në Serbi, ka pasur një bisedë telefonike të mërkurën me Vladimir Putin, i cili e ka uruar për fitoren. E Vuçiq që mban një relacion nënshtrues ndaj shefit të Kremlinit që po bën luftë në Ukrainë, ka dhënë detaje për këtë bisedë gjatë një interviste në televizionin publik mbrëmë.

“Ai ishte shumë fer. Po ju jap një detaje nga biseda. Folëm për të gjitha, për gazin, naftën, NIS’in Biseda ishte e mirë dhe korrekte. Ne njihemi prej kohësh dhe nuk mund dhe nuk do ta pranoj qasjen, që ai quhet Hitler dhe i çmendur” ka thënë Vuçiç.

“Ai nuk është i çmendur, as nuk vepron në mënyrë histerike. Ai foli shumë qëndrueshëm, qetë dhe në mënyrë racionale në bisedën me mua. Arritëm pajtueshmëri të rëndësishme dhe kjo është shumë me rëndësi për Serbinë. Ai donte të më informonte për situatën në Ukrainë dhe për Buçën, planet… Ai tha se gjithçka po shkon sipas planeve të tij. I thashë se nuk kishte pse të ma thoshte këtë, sepse unë jam president i një vendi të vogël që nuk mund të përcaktojë fatin e botës dhe që kërkon të largohet nga gjithçka, të shpëtojë një vend të sulmuar që di çfarë është lufta dhe sanksionet janë. Putini më tha se bisedon edhe me përfaqësues të vendeve edhe më të vogla, madje ai dha një shembull. Ai gjithashtu ka thënë se ka një marrëdhënie të veçantë me popullin serb” shtoi Vuçiq.

Shefi i shtetit serb ka thënë se Putinit ia ka përsëritur konkluzionet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke theksuar se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë./Express

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sipas liderit çeçen Kadyrov

“Rusia nuk po e pushton Ukrainën”

Çfarë thotë studiuesi Joseph i “Johns Hopkins”?

“Serbia nuk e pranon rendin Perëndimor”