MENU
klinika

E ardhmja e PD

Zheji: “Lufta” do të vijojë mes dy palëve, shoh bashkëjetesë konfliktuale

15.04.2022 - 17:34

Situata aktuale në PD dhe e ardhmja e saj, ishin temë diskutimi në emisionin “Pikat mbi I”. Të ftuar për të folu rreth kësaj çështje, ishin analisti Artur Zheji dhe deputeti demokrat, Fredinant Xhaferraj. Për Zhejin, PD po shkon drejt një ndarje, ku do të ketë një bashkëjetesë konfliktuale.

Nga ana tjetër, Xhaferraj bëri thirrje që edhe ish-kryeministri Sali Berisha të tërhiqet nga ideja për t’u kthyer në krye të partisë, ndërsa pretendoi se me të nuk mund të rikthehen në pushtet.

Artur Zheji: Ne po shkojmë ose drejt një ndarje të vërtetë që demokratët s’e duan, ose lufta do të vazhdojë si dy familje në një godinë që është ajo e PD. Nuk shoh rrugëdalje tjetër vese kësaj bashkëjetese konfliktuale.

Fredinand Xhaferraj: Ardhja e zotit Berisha në krye të PD, shoh që nuk ka asnjë shans që e djathta të vij në pushtet. Opsioni publik është i pa kënaqur për këtë. S’ka asnjë shans. Zotit Berisha iu dha përgjegjësia për të drejtuar Shqipërinë. Në vitet 2005-2009 që ishin më të mira të reformës, ai mori 70 mandate. Në 2013 u ndëshkuam rëndë. Kjo pat impakt te Berisha dhe ai dha dorëheqjen. Sot kërkohet rikthimi i tij.

Artur Zheji: Berisha s’ia ka kërkuar asnjërit rikthimin, e ka çarë vetë.
Fredinand Xhaferraj: Për axhendën e tij personale, hallin personal. Problemi shtohet se si kjo PD të bëhet më e madhe për të fituar zgjedhjet. Berisha e ka të mundshme që e merr këtë PD, por si kjo PD e Berishës nuk ka shanse të vij në pushtet. Unë në bashkëpunimin me të, kuptova që ka uljet dhe ngritjet e veta, s’kam turp të them që e kam pasur shef. Përtej ndjesisë që kemi për të, është më i madh ndjesia që kemi për PD dhe Shqipërinë. Basha dhe Berisha janë dy aktorët kryesor që po mbajnë peng të djathtën. Edhe Basha po rifillon të luajë. Ne ndahemi në një pikë. Unë duke bërë analizën time si pjesë të PD, shtyhem vetëm nga shqetësimi madhor, çfarë duhet të bëj me këtë PD për të ardhur në pushtet. Berisha nuk e çon këtë organizatë drejt pushtetit. Faktori ndërkombëtar po jep sinjale të qarta që do rotacionin, ndërsa e djathta po vetëvrasin shansin politik.

 

 

Artur Zheji: Fakti që u shpall non grata persona që kanë ndikuar në vota, tregon që Basha dhe Berisha s’i kanë humbur zgjedhjet…

Fredinand Xhaferraj: Këtu fillon dhe mbaron përgjegjësia e Berishës, ai po bën vetëvrasjen e fundit të PD. Kjo ishte arsyeja se përse dhe Bashës iu dha votëbesimi pas 25 prillit. Unë i dija vendimet e këshillit bashkiak, që investuan para për të sjellë vota.

Artur Zheji: Ka një gjë që nuk shkon te analiza e zotit Xhaferri. Unë jam natyrë pozitiviste, unë gjërat e mira s’i lë pas emisionit. Gjëja që nuk jam dakord lidhet me faktin që ju ende besoni te Berisha. Ju thoni që Berisha duhet të bëj një hap mbrapa, se PD është e hutuar, por nga ana tjetër besoni që në një kënd refleksioni do të lindë një shkëndijë për të mirën e PD. Berisha dhe PD janë një gjë dhe Berisha në krye të PD është gjëja më e rëndësishme që i bëhet PD. Berisha ka një agjendë personale që nuk përputhet me atë të PD. Mendoj që duke u dyzuar, ju nuk bëni aksion politik. Nëse një grupim deputetësh politik kanë tre gjëra të përbashkëta, krijojnë një front për shpëtimin e PD. Ju keni shkuar në denoncimin e doktorit. Jeni dakord që Alibeaj është peng i Ramës?!

Fredinand Xhaferraj: Berisha është pashai i kontrollit të 20% të asaj që kontrollon. Problemi shtrohet se si shkohet përtej kësaj. Për herë të parë, për një njeri që ka drejtuar për 30 vite një parti, është e vështirë ta rivalizosh. Për herë të parë, ka dalë një grup i madh deputetësh kundër Berishës.

Artur Zheji: Basha dha dorëheqjen. Basha u vu në një presion të madh.

Fredinand Xhaferraj: Në të njëjtin presion u vendos edhe Berisha. Ata që duan një të djathtë drejt pushtetit. Ne nuk sulmojmë me varre selinë. Ne duhet të qetësojmë elektoratin, ku po vritet mundësia për rotacion. Këtu s’ka asgjë personale me zotin Berisha, por me fatin e PD. Berisha se sjell dot në pushtet PD. Berisha bëri shumë fushatë më 6 mars, por prapë 19 mijë vota mori. Me keqardhje e them që Berisha të vazhdojë me axhendën e tij politike, por s’na kthen në pushtet. Berisha po e kthen PD në një parti afrikane. Duke marrë PD, ai ka firmosur humbjen e zgjedhjeve në 2025.

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!