MENU
klinika

Lë në banesë fëmijën e mitur dhe largohet

21-vjeçarja në Cërrik prej 20 ditësh e zhdukur

30.05.2022 - 11:02

Një 21 vjeçare nga Cërriku prej 20 ditësh është larguar nga banesa e saj duke lënë fëmijën e mitur pas.

Denoncimin për zhdukjen e të resë në polici e ka bërë vjehrri i saj i cili është shprehur se prej 20 ditësh nusja e djalit është larguar nga banesa duke braktisur dhe fëmijën e mitur.

“Në Komisariatin e Policisë Cërrik ka berë kallëzim shtetasi N. U., 66 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh, se është larguar nga banesa, para 20 ditësh, nusja e djalit të tij, shtetasja S. Sh., 21 vjeçe, duke braktisur fëmijën e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan