MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të shërohet astma?

27.05.2022 - 09:56

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Ju lutem, doja t’ju pyesja lidhur me një problem timin shëndetësor. Ka pak ditë që jam diagnostikuar me astmë. Mjeku më tha që e kam kapur në kohë dhe si e tillë mund të shërohet, ndërkohë që shumë persona që kam pyetur më kanë thënë që jo, madje edhe gjyshi im ka vuajtur gjithë jetën nga ajo sëmundje.

Mjeku: Duhet ditur se astma është një sëmundje e trashëgueshme. E ka patur gjyshi juaj, e keni edhe ju. Në praktikën tonë kemi një linjë që e ndjekim gjithmonë, pyesim pacientët: Keni në trashëgimi një person që vuan nga astma?

Por në ndryshim nga vitet e mëparshme, sot astma nuk është më ajo sëmundje që dikur njihej si sëmundje kronike. Por është sëmundje plotësisht e kurureshme, kur kapet në stadet fillestare të saj. Kështu përveç klinikës që pacienti duhet ta vlerësojë, është edhe kujdesi që duhet të bëjë mjeku në vlerësimin e rastit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.