“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Ju lutem, e pyesni psikiatren nëse mungesa e dëshirës për kontakte njerëzore e seksuale, një lodhje në punë, një stres familjar i lehtë, pak ndryshim depresion 2karakteri si humbja e qetësisë më shpejt se zakonisht, a mund të quhen simptoma të një depresioni apo janë kalimtare dhe pa nevojë për t’u kuruar?
Mjeku: Pakësimi i libidos, pra dëshirës, interesit dhe energjisë seksuale takohet shpesh në pacientët depresivë. Te burrat shfaqet si impotencë seksuale. Shumica e meshkujve e kanë të vështirë ta pranojnë dhe të shprehen në mënyrë vullnetare. Për të bërë një vlerësim të gjendjes së pacientit, sigurisht që nevojitet një konsultë me psikiatrin.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.