MENU
klinika

Parada ushtarake në Serbi

Analisti serb: Armët janë të karakterit “sulmues”

03.05.2022 - 12:04

Serbia dy ditë më parë ka bërë një prezantim të armëve të saj luftarake në Batajnicë. Analisti ushtarak serb, Aleksandër Radiç në një intervistë për mediat ka theksuar se armë të tilla që u ekspozuan në Batajnicë nuk janë të karakterit vetë-mbrojtës, por ofensiv ose sulmues.

Nga ana tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, blerjen e sistemeve kundër-ajrore kineze, dhe ato ruse i quan të karakterit vetë-mbrojtës, por ndryshe shprehen njohësit serbë të çështjeve ushtarake. Në fakt, ata thonë krejtësisht të kundërtën.

Mediat serbe raportojnë se në lidhje me këto armë kanë ngritur shqetësimin edhe vendet e rajonit.

“Për herë të në këto 40 vite, u ble sistem mbrojtës ajror. Zona e shkatërrimit i atij sistemi është konsiderueshëm më i lartë se çfarë kemi pasur deri më tani, në fakt katër herë më i lartë. Përveç kësaj, ende do të kisha preferuar kapacitet e MiG-29. Disi ato mbeten në hije. Me modifikime, këto aeroplanë e kanë të mundur të veprojnë me gjysëm toni bombë ajrore”, ka thënë Radiç.

Armë të tillë mund të jenë vetëm të karakterit ofensiv, ka thënë ndër të tjera analisti serb.

“Në rend të parë kjo është, edhe pse nuk e gjeni në media. FK-23 është sistem i ri, por ama nuk është i karakterit vetë-mbrojtës. Në rend të parë është njëfarë adresimi ndaj vendeve të vogla për të dërguar mesazhin se askush nuk guxon të afrohet. Por 29 SM MiG është ekskluzivisht armë ofensive”, thotë ai.

Në intervistën e tij Radiç thekson se në ekspozitë u panë edhe tre bateri me 18 armë vetëlëvizëse të reja 155 mm B52, me një rreze veprimi prej 50 kilometrash.Sipas tij për shkak të armëve të tilla, “Lindja” dominoi ekspozitën në Batajnicë.

“MIG 29 i modernizuar i Rusisë, qielli ishte MIG-35 M rus, sistemi FK-3 është kinez. Sistemi FK-3 ishte mjaft interesant për atashetë ushtarakë që mund ta shihnin tani dhe u konfirmua se rrezet e tij janë 100 km. Kjo është zona brenda së cilës mund të godasësh objektivin”, ka thënë ndër të tjera analisti ushtarak serb.