MENU
klinika

Ankimon masën e “arrestit me burg”

Apeli i GJKKO cakton seancën për ish-ministrin Lefter Koka

10.05.2022 - 16:13

Apeli i GJKKO ka caktuar 17 majin datën e seancës gjyqësore për ankimimin e bërë nga ish ministri i Mjedisit Lefter Koka sa i takon masës së sigurisë “arrest në burg”.

Seanca do të mbahet në orën 11:00 dhe do të kryesohet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Kujtojmë se SPAK akuzon Kokën se ka përfituar ryshfet nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij. Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e” shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion” në atë që konsiderohet se afera e inceneratorëve.

Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

Njoftimi

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal, në ngarkim të personave nën hetim A.M., S.C., P.A., L.K., E.K., është regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 10.05.2022, me nr. 14 regjistri themeltar.

Sipas shortit të ditës së sotme, kjo çështje do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, në seancën gjyqësore të planifikuar më datë 17 Maj 2022, ora 11:00.