MENU
klinika

"Shfrytëzojnë rastin për të kërkuar lloj lloj favoresh"

Artan Lame ndan lejet e legalizimit në Spitallë

01.05.2022 - 10:40

Kreu i Kadastrës Artan Lame ishte në Spitallë të Durrësit ku ndau lejet e legalizimit për banorët e zonës.

Gjatë fjalës së tij Lame shënjestroi noterët duke deklaruar se disa prej tyre shfrytëzojnë rastin për të kërkuar lloj lloj favoresh.

Ai u shpreh se duhen hetuar rastet kur noterët sjellin vërdallë qytetarët duke vendosur një filtër para shtetit.

“Mos e mendoni se çdo gjë bëhet për lekë. Ju e keni ndjekur problematikën dhe njoftimet e këtyre ditëve në online. Shumë qytetarë u drejtohen noterëve për të bërë veprimet e tyre.

Si ka një mori noterësh që respektojnë ligjin, ka dhe noterë që shfrytëzojnë rastin për të kërkuar lloj lloj favoresh.

Një noter që i thotë qytetarëve që janë mbyllur zyrat e Durrësit. Duhet marrë dhe hetuar ky rast. Se ne po bëjmë gjithë këtë punë dhe të flasë një filtër tjetër para nesh”, shkruan Artan Lame.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur përfundon digjitalizimi i hartave për bregdetin

Artan Lame dhe Ahmetaj ndajnë lejet e legalizimeve në Vlorë