MENU
klinika

Mesazhe dhe risi...

Bisedat në “WhatsApp”, do t’i shihni ndryshe tani!

14.05.2022 - 09:07

Nëse s’keni asgjë për të thënë në një mesazh WhatsApp-i, tani mund ta shmangni lirisht “ok” e tmerrshëm me një reagim shumë më interesant! Më në fund emoji-it janë të aksesueshme për të gjithë përdoruesit e platformës dhe me siguri kjo do të ndikojë tek komunikimi i përditshëm, pasi do të shmangë shumë keqkuptime dhe reduktojë mesazhet e shkurtra të panevojshme.

Pas shumë muajsh pritje, WhatsApp-i së fundmi ka lançuar opsionin e “message reactions” për përdoruesit në të gjithë botën.

Falë opsionit të ri, bisedat tuaja në WhatsApp mund t'i

Si funksionon?

Pas çdo mesazhi që merrni, do t’ju shfaqet një ikonë që duke e klikuar mund të zgjidhni një nga 6 emoji-t që doni të dërgoni. Pasi ta keni selektuar dhe dërguar, personit nga ana tjetër e telefonit do t’i shkojë si një mesazh më vete.

Nëse nuk e shihni ende përditësimin e ri të platformës në telefonin tuaj, prisni. Duke qenë se WhatsApp-i ka më shumë se 2 miliardë përdorues në të gjithë botën, do të duhen disa ditë para se të jetë opsion i aksesueshëm për të gjithë.

Burimi: Business Insider