MENU
klinika

Së shpejti...

Britney Spears e vendosi më në fund një datë martese

10.05.2022 - 10:15

Eksperti i fitnesit, njëkohësisht aktor, 28 vjeçari Sam Asghsar ka njoftuar përmes Instagram Story se ai dhe nusja e tij e ardhshme, Britney kanë caktuar një datë martese.

“Jetët tona kanë qenë një përrallë reale”, shkroi ai mbi një foto që prej kohës kur dyshja u fejuan për herë të parë në shtator të 2021.

“Gëzuar Ditën e Nënës për ty që së shpejti do të bëhesh mbretëresha ime.”

Asghari më pas ka shtuar: “Gjithashtu, dita e madhe është caktuar!“.

Si duket data e saktë do të mbahet sekret, “Por askush nuk do ta dijë deri sa të vijë momenti i duhur”, ka thënë Sam.

Asnjë nga përfaqësuesit e modeles nuk ka dhënë informacion pas kërkesës për koment. Spears nuk ka dhënë asnjë detaj të mëtejshëm personalisht.

Megjithatë, ikona e pop-it mund të ketë lënë një pikëpyetje të madhe se dasma do të bëhet shumë shpejt, pasi dizajnet e fustanit të saj janë në punë e sipër.

“Është koha e “MEOW” djem dhe vajza. Dhe po, kjo është velloja e fustanit tim të nusërisë !!!” shkroi ajo në një foto të maces së saj në Instagram.

Në nëntor të 2021, Spears njoftoi se kishte zgjedhur miken e vjetër dhe stilisten ikonike Donatella Versace për të stiluar fustanin e saj të nusërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN