Kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet e “Bypass-in” e Vlorës që pritet të hapet këtë sezon turistik. Ashtu si edhe vitin e kaluar, ky Bypass pritet të hapet për të lehtësuar fluksin e turistëve që zgjedhin jugun e vendit për të kaluar pushimet.
Rama: MIRËMËNGJES dhe me “Bypass-in” e Vlorës që pritet të hapet këtë sezon turistik, si një segment i rëndësishëm për qarkullimin e automjeteve, lehtësimin e trafikut dhe për zhvillimin turistik të qytetit bregdetar, ju uroj një ditë të mbarë.
Kjo vepër infrastrukturore me një gjatësi 29 kilometra nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.
Në projekti janë parashikuar ndërtimi i 5 ura, një gjysmë tunel si dhe ndërtimi i mbrojtjes lumore të lumit Dukat. Rruga e re vlerësohet si një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik që do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës.