MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë ndryshimesh në gji duhet të tërheqin vëmendjen?

02.05.2022 - 12:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë ndryshimesh në gji duhet të tërheqin vëmendjen?

Mjeku:Ju duhet të shkoni menjëherë tek mjeku nëse vini re shenja jo normale si:

  • Zmadhim apo forcim të gjirit, që nuk është normale për ju. Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale.
  • Gjendra apo mahisje në gji.
  • Rrudhosje apo gropësim të lëkurës së gjirit.
  • Njëri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë.
  • Tërheqje nga brenda e thithkave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre.

Dhe çdo gjë tjetër që nuk ju duket normale.

Por, jo të gjitha gjendrat që mund të dalin në gji janë kancer. 9 nga 10 të tilla nuk kthehen në kanceroze. Megjithatë, pa frikë apo ankth, drejtohuni sa më shpejt të jetë e mundur tek mjeku nëse vini re ndonjë ndryshim jo normal tek gjinjtë tuaj. Vetëm mjeku mund të bëjë dallimin.

Përpiquni ta bëni zakon bërjen e vetëkontrollit të gjirit një herë në muaj!

Vetëkontrolli i gjirit zgjat vetëm pak minuta, nuk kushton fare, por ju mbron jetën!

Vetëkontrolli mujor i gjirit është vetëm një pjesë e kujdesit për gjirin. Çdo femër e moshës 20 deri 40 vjeç duhet të kryejë edhe një EKO të gjirit çdo 2-3 vjet. Çdo femër e moshës mbi 40 vjeç, përveç vetëekaminimit mujor të gjirit, duhet të kryejë edhe një mamografi çdo 2-3 vjet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sipas shkencëtarëve

4 frutat më të mira anti-tumor

Gjithçka që ju nevojitet

5 pyetje për kancerin e gjirit!