MENU
klinika

Mungoi në dasmën e "vëllait"

Ç’po bënte Sabiani kur Iliri po martohej në Durrës?

30.05.2022 - 09:29

Fituesi i “Big Brother VIP”, balerini i njohur Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni madhështore buzë bregdetit të Durrësit.

Të pranishëm në dasmë kanë qenë familjarë, miq por edhe personazhe mjaft të njohur të ekranit. Nga personazhet e BBV të ftuar janë Arjola Demiri, Arbër Sulstarova, Sheila Haxhiraj, Valon Shehu, Ardit Cuni, Meridian Ramçaj. Gjithashtu janë parë të pranishëm Arbana Osmani dhe partneri i saj, Ermal Mamaqi i cili së bashku me Amin kanë kryer edhe dekorin.

Por ajo që u komentua së tepërmi dhe ra në sy nga pamjet e shumta që qarkulluan, ishte mungesa e Sabianit. Këngëtari si duket ka munguar në dasmën e Ilirit duke e konfirmuar prishjen e miqësisë me mikun e tij.

Nëse po pyesni veten se çfarë po bënte Sabiani gjatë martesës së mikut të tij më të mirë, epo ja ku po ja u themi se ai po shijonte pushimet.

Si kunjë ndaj Ilirit, në momentet që po zhvillohej dasma, Sabiani ka publikuar në Instagramin e tij një foto. Në foto duket Sabiani dhe i biri duke shijuar pushimet në Vlorë. E pra nuk paska patur asnjë arsye madhore që Sabiani të mos ishte pjesë në dasmën e Ilirit.

Mesa duket të dyja palët nuk e kanë problem të aludohet se dyshja që dikur quheshin vëllezër,  sot nuk janë më miq.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN