MENU
klinika

Kush mori pjesë? Dalin fotot!

Personazhet VIP që janë të ftuar në dasmën e Ilirit Shaqirit

29.05.2022 - 11:02

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela janë martuar sot në një ceremoni mjaft madhështore në Durrës. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ndodhej aty për të celebruar dyshen Ilir dhe Emanuela.

Mirëpo, sot Emanuela feston edhe datëlindjen, kështu që dyshja festojnë dy gëzime në një ditë.

Të pranishëm në dasmë kanë qenë familjarë, miq por edhe personazhe mjaft të njohur të ekranit. Nga personazhet e BBV të ftuar janë Arjola Demiri, Arbër Sulstarova, Sheila Haxhiraj, Valon Shehu, Ardit Cuni, Meridian Ramçaj. Gjithashtu janë parë të pranishëm Arbana Osmani dhe partneri i saj, Ermal Mamaqi i cili së bashku me Amin kanë kryer edhe dekorin.

Irgen Cela, Armina Mevlani, Rovena Dilo janë gjithashtu të ftuar.

Mirëpo, deri në këto momente nuk është parë në asnjë moment Sabiani. Të gjithë e mbajmë mend raportin e ngushtë që Iliri krijoi me Sabianin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Nga ana tjetër, Fifi, Dj Pm dhe Dagz, Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj, Monika Lubonja nuk janë ftuar në dasmën e Ilirit dhe Emanuelës.

Shumë nga personazhet kanë publikuar video e foto nga dasma e Ilirit, ku një ndër momentet më të bukura ishte pikërisht kërcimi i Ilirit me nënën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do të bëj dasmë në Shqipëri këtë…”

Ilir Shaqiri jep lajmin e rëndësishëm