“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Dëmtimi i gjurit, çfarë përfshin?
Mjeku: Gjuri ka katër ligamente që mbajnë kockat së bashku. Ligamenti kruciat anterior është kryesori që kontrollon lëvizjen e kockave dhe që mund të dëmtohet nga lëvizjet apo sportet
Gjuri ka katër ligamente (grupe indesh) të fuqishme, të cilat mbajnë kockat së bashku. Dy nga këto ndodhen anash, ndërsa ligamenti anterior (para dhe posterior (mbrapa) kruciate ndodhen në mes të gjurit. Ligamenti kruciat anterior (LKA) është elementi kryesor që kontrollon se sa përpara lëviz kocka tibile nën kockën femorale. Nëse tibia shkon shumë larg, LKA mund këputet. LKA është ligamenti i parë që tendoset kur gjuri është i shtrirë drejt. Nëse gjuri është i detyruar ta kalojë këtë pikë ose të tejzgjatet, LKA mund të këputet.
Pjesë të tjera të gjurit mund të dëmtohen kur gjuri përdridhet me forcë, si në një goditje lënduese në futboll. Gjithashtu, nuk është e pazakontë të shihet një këputje e ligamentit kolateral medial (LKM) në buzën e brendshme të gjurit dhe meniskut lateral, i cili është jastëku në formë U-je mes gjysmës së jashtme të tibias dhe kockave të femurit.
Si ndodhin dëmtimet e LKA-së?
Shkaku kryesor i lëndimeve për LKA është sporti. Llojet e sporteve të lidhur me këputjet e LKA janë të shumta. Sporte që kërkojnë vendosje të këmbës në tokë dhe ndryshim shumë të shpejtë të drejtimit të trupit (të tilla si basketbolli) kanë një prirje të lartë të lëndimit.
Futbolli është gjithashtu shpesh burim i këputjes së LKA-së. Futbolli kombinon ndryshimin e këmbëve me shpejtësi të madhe dhe kërcënimin e kontaktit trupor. Sporti i skisë është një tjetër burim i shpeshtë i lëndimit, sidomos nga futja e çizmeve të skive që arrijnë deri në pulpë.
Një dëmtim i LKA-së zakonisht ndodh kur gjuri përdridhet forcërisht ose tejzgjatet. Shumë pacientë dëgjojnë një kërcitje kur ligamenti këputet dhe u duket sikur gjuri lëviz prej vendit.
Rritet numri i femrave që pësojnë dëmtime të gjurit
Numri i femrave që vuajnë nga këputjet e ligamentit të gjurit (LKA) është rritur në mënyrë dramatike. Kjo është pjesërisht për shkak të rritjes së numrit të femrave atlete. Por studimet kanë treguar se në të njëjtat sporte femrat janë 2-4 herë më të rrezikuara se meshkujt që të pësojnë këputje të LKA-së.
Kërkimet e fundit kanë treguar se atletet kanë aftësi më të vogël për të forcuar muskujt në kofshë në të njëjtën shkallë si burrat.
Si ndihet një këputje e LKA-së?
Simptomat pas një këputjeje të LKA-së mund të variojnë. Zakonisht, kyçi i gjurit enjtet brenda një kohe të shkurtër pas lëndimit.
Paqëndrueshmëria e shkaktuar nga ligamenti i këputur çon në një ndjenjë pasigurie dhe dalje të gjurit, sidomos gjatë përpjekjeve për të ndryshuar drejtimin e tij. Gjuri mund të japë ndjesinë sikur kërkon të rrëshqasë prapa.
Dhimbja dhe enjtja nga lëndimi fillestar zakonisht zhduken pas 2-4 javësh, por gjuri ende mund të ndihet i paqëndrueshëm. Simptomat e paqëndrueshmërisë dhe pamundësisë për t’i besuar gjurit për mbështetje janë ato që kërkojnë trajtim. Gjithashtu, e rëndësishme në vendimin rreth trajtimit është fakti që kirurgët ortopedë kanë kuptuar se jostabiliteti afatgjatë çon në artrit të hershëm të gjurit.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.