MENU
klinika

E quajti motër brenda BBV

Einxhel i jep goditjen e fundit miqësisë me Beniadën!

03.05.2022 - 10:41

Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani kishin krijuar një miqësi të ngushtë gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

“Pa frikë mund ta quaj motrën time dhe jam me fat që e kam njohur”, kishte thënë Einxhel brenda shtëpisë por jashtë gjërat ndryshuan.

Vajzat më nuk u panë kurr bashkë madje Beniada në një intervistë ditë më parë tha se nuk i ka numrin Einxhelit.

Pas disa mesazhe nga larg, Einxhel duket se i ka dhënë goditjen e fundit miqësisë me Beniadën.

Vihet re se ajo nuk e ndjek më modelen në këtë rrjet social, teksa Beniada e ndjek ende.

Nuk dihet arsyeja e veprimit të Einxhel por në epokën e rrjeteve sociale një veprim i tillë interpretohet si dhënie fund e raporteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Jam e lumtur që të kam njohur”

Beniada rrëfehet me Donaldin