MENU
klinika

“S’ka ecuri pa një opozitë të vërtetë”

Eurodeputeti jep mesazhet për Shqipërinë

24.05.2022 - 13:35

Kryetari i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David Mcallister ka dhënë disa mesazhe të qarta për politikën shqiptare.

Mcallister u shpreh nder te tjera se BE nuk ka pse humb kohe me Shqiperine dhe Maqedoninë e Veriut, pasi te dyja vendet i kane plotësuar kushtet.

Përvec progresit, ai tha se Shqipëria duhet të trajtojë mungesën e pluralizmit politik por edhe të lejoje lirinë e medias.

“Shqipëria është një anëtare e vlerësuar e BE, aleate e fortë që ka luajtur rol kyç në çështjet e sigurisë së Evropës për politikën tonë të jashtme dhe të sigurisë. Falënderoj Shqipërinë për integrimin e BE duke përfshirë solidaritetin e saj sa i takon sanksioneve ndaj Rusis. Gjatë takimeve tone ne kemi dhënë këto mesazhe:

Së pari, BE nuk ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë pasi të dyja vendet kanë plotësuar kushtet

Ne përqendrohemi tek plani A dhe përpjekjet diplomatike po bëhen për të zhbllokuar procesin

Së dyti Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për të vijuar reformat. Edhe këtu plani A është bashkëpunim konstruktiv politik dhe konkurrencë sipas një procesi të duhur parlamentare.

I bëjmë thirrje palëve politike për tu angazhuar për zgjidhjen e problemeve. Nuk mund të ketë ecuri pa pasur një opozitë konstruktive. Duke marrë shqetësimet

Më lejoni të jem i qartë, Shqipëria ka arritur progres të qartë. Po bën reforma të rëndësishme, si ajo e vettingut.

Shqipëria jo vetëm që duhet të trajtojë mungesën e pluralizmit politik por edhe të lejoje lirinë medias. Duhet të heqë ato mangësi zgjedhore që kanë mbetur”, u shpreh zyrtari i lartë i BE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Marrëveshja e 5 qershorit të miratohet pa ndryshime'

Parlamenti Evropian heq deklaratën e 3 eurodeputetëve për Shqipërinë